Tadiq: Vuçiq nuk e kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në OKB
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 29 September 2022
Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se fjalimi i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka qenë “lëshim katastrofik”. Tadiq doli me këtë konstatim meqë Vuçiq “nuk ka theksuar qartë se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm për Serbinë”.Ai tha se është dashur të thotë që Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB kur në diskurs është futur sërish modeli i dy Gjermanive për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.
“Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme tani që tema e të ashtuquajturit modeli i dy Gjermani, si zgjidhje për Kosovën, po ngrihet sërish në bashkësinë ndërkombëtare. Sa herë që përmendet ai model, duhet pasur parasysh se në atë kohë të dyja Gjermanitë ishin anëtare të OKB-së”, tha Tadiq për të përjavshmen NIN.
Sipas tij, “është e vështirë të besohet se është një gabim amator, për fat të keq, një gabim i tillë duket më shumë si një derë e hapur qëllimisht për shumë njerëz në botë sot”.
Tadiq tha gjithashtu se qytetarët e Serbisë “në zhurmën e gënjeshtrave të përditshme” nuk mund të dëgjojnë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) “asnjëherë nuk ka marrë një vendim se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por përdori një lojë fjalësh për të shmangur një përgjigje për pyetjen e parashtruar”.“Gjykata pohoi se shpallja e pavarësisë nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare thjesht sepse ajo u miratua nga ata që nuk ishin faktor në të drejtën ndërkombëtare. Shqiptarët në përputhje me interesat e tyre gjatë gjithë kohës insistojnë në pjesën e përgjigjes që thotë se “nuk është shkelje e së drejtës ndërkombëtare” dhe që nga ardhja e Partisë Progresive Serbe në pushtet, Serbia nuk arrin të insistojë që thuhet gjithashtu se nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka theksuar Tadiq.
Ai deklaroi se “Vuçiq dhe regjimi i tij gjatë gjithë kohës e përkrahin interpretimin shqip duke sulmuar ish-qeverinë” për këtë çështje.
Të tjera
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...