Tadiq: Nuk do ta nënshkruaja propozimin franko-gjerman, Vuçiq e ka humur Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
18:08 | 28 January 2023
Ish-presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiq, tha se nuk do ta nënshkruante propozimin franko-gjerman për Kosovën dhe se qeveria aktuale ka përgjegjësi historike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ai vuri në dukje se absurdi më i madh është se pushteti i Vuçiqit e humbi Kosovën në paqe.
Tadiq thotë se përgjegjësia e këtij pushteti për pozitën e Serbisë sot në kontekstin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është e madhe “nëse merret parasysh se të njëjtat opsione kanë qenë në pushtet në vitet nëntëdhjetë, sigurisht që mund të flasim për përgjegjësi historike”.
“Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”.
Ai thotë se “vetëm gjatë qeverisjes sonë arritëm të mbrojmë në paqe atë që nuk u humb në luftë, edhe pse në kohën tonë ishte shpall zyrtarisht pavarësia e Kosovës. Paradoksi historik apo ligjshmëria, varësisht nga këndvështrimi, është se të ashtuquajturat forca nacionaliste dhe patriotike ishin më së paku mbrojtëse ndaj interesave patriotike, ndërsa ne, që akuzoheshim për tradhti, dolëm të ishim i vetmi opsion vërtet patriotik”.
I pyetur nga “N1” se çfarë do të bënte, tani kur është në tavolinë propozim evropian, të cilin Serbia duhet ta nënshkruajë deri në verë, nëse do ta nënshkruante, Tadiq thotë se do të ishte e papërgjegjshme që t’i përgjigjej kësaj pyetjeje, “ndërkohë që ende nuk e dimë tekstin përfundimtar që do të ofrohet për nënshkrim, dhe jo vetëm për balonat provues”.
“Atë që kam parë deri tani dhe çfarë është shfaqur në publik, nuk do ta nënshkruaja. Dhe ndryshe nga të tjerët, këtë nuk e them në mënyrë demagogjike, por qëndroj me pjesën time pas, pasi nuk pranova të nënshkruaj atë që më vonë u nënshkrua nga ky pushtet si Marrëveshja e Brukselit”.
Ai thotë se nëse do të nënshkruhej një marrëveshje brenda kornizës që po diskutohet në qarqet publike dhe ndërkombëtare, do të jetë shumë më e vështirë, pothuajse e pamundur, që Serbia të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Kjo pushte sot, është e qartë, duhet të ketë qenë e njoftuar për kërkesat që do t’i shtrohen Serbisë për të paktën disa muaj dhe nuk ka bërë asgjë për ta penguar atë. Ju kujtoj se edhe në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiq nuk ka thënë një herë në fjalimin e tij se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm për Serbinë”.
“Dhe kjo ishte absolutisht e nevojshme, sepse ai e dinte që atëherë se pikërisht ai anëtarësim do të vendosej si kërkesë në propozimin e ‘pesëshes’. Është e padiskutueshme që ky pushtet pranoi një qëndrim pasiv në rrethana historike në të cilat pati mundësi të bënte një kthesë me politikë aktive, lobim dhe një ofensivë të fortë diplomatike. Këto rrethana lidhen veçanërisht me luftën në Ukrainë. Në vend që të ishte një mundësi për një rishikim global të çështjes së Kosovës, e cila gjithashtu qëndron në bazën e shkakut të shpërthimit të kësaj lufte, për Serbinë kjo nënkuptonte dorëzimin e interesave tona legjitime kombëtare pikërisht për çështjen e Kosovës. Përveç nënshkrimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit, ky pushtet është më përgjegjësi për këtë. Dhe mbi të gjitha, ata do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e pakuptueshme të propagandës dekadash, në të cilën, në përpjekje për t’ia hedhur përgjegjësinë pushtetit tonë, ata rishkruan brutalisht historinë”, tha Tadiq. /Telegrafi

Të tjera
-
Ish-ambasadori izraelit në SHBA: Sul*met e Iranit po dridhin ndërtesat në Izrael
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-amb...
-
Su*lmi i Iranit ndaj Izraelit, deri tani nuk raportohet për të lënduar nga sulmet në Tel Aviv
Sulmet iraniane kanë rënë në një zonë brenda rajonit të Tel Avivit, por deri ...
-
Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore
Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketav...
-
Kurti viziton familjen ish-policit Arbnor Spahiu, premton angazhim maksimal për lirimin e tij
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e ish-...
-
“Saranda Bogujevci e Shqipe Selimi nuk kanë ambicie për…”- Jeta Statovci, tregon arsyen pse nuk po e ndryshojnë kandidaten për kryetare të kuvendit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka befasuar me deklaratën e...
-
Rritet numri i lindjeve, gjatë prillit lindën mbi 2 mijë fëmijë
Gjatë muajit prill është rritur numri i lindjeve brenda dhe jashtë Kosovës kr...
-
A e kundërshtoi Guxo koalicionin me NISMA-n? Kraki: Ka qenë diskutim i hapur
Deputeti i Listës Guxo, Nezir Kraki ka folur në lidhje me atë se a e ka kundë...
-
40-vjetori i Marrëveshjes së Shengenit, Gërvalla udhëton dejt Luksemburgut
Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Xavier B...
-
Su*lmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në
Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dor...
-
Ministri i Jashtëm izraelit: Lu*fta e Iranit kundër Izraelit filloi me sulmet e 7 tetorit
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar është shprehur se sulmi Iranit ishte...
-
Anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Ambasada e Izraelit në Shqipëri ka bërë të ditur se të gjitha misionet izrael...
-
PDK: ZRrE në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar vendimin e Zyrës ...