Lajme

Tabloidi i njohur për tituj provokues shitet për një dollar

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 09 September 2017

Tabloidi i Nju-Jorkut, “Daily news”, i njohur për tituj provokues, i cili ishte formuar para pothuajse 100 vjetësh, është shitur për vetëm një dollar.

Marrëveshja i ka mundësuar kompanisë “Tronk”, në pronësi të cilës janë “Los Angeles Times” dhe “Chicago Tribune”, që praktikisht falas të marrë gazetën e parë amerikane të shtypur në formatin e tabloidit.

“Daily news”, i formuar para 98 vjetësh, ka fituar shpërblimin Pulicer për gazetari.

-Advertisement-

Tabloidi kohëve të fundit ishte i njohur për nga kritikat e ashpra ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera