Sport

Tabela e Superligës së Kosovës para se koronavirusi ta pezullonte futbollin

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 04 April 2020

Tashmë kanë kaluar tri javë që kur Qeveria e Kosovës mori vendim që ti pezulloj të gjitha aktivitetet sportive në vend, shkruan Gazeta inFokus.

Vendimi i Institucioneve të Shtetit erdhi pasi në Kosovë u konfirmuan rastet e para me koronaviurs.

Kur kanë kaluar tashmë tri javë ka zëra të ndryshëm se a duhet të vazhdoj apo të mbyllet kampionati.

-Advertisement-

Disa analist thonë se nëse nuk mund të rinis kampionati, ai duhet të anulohet dhe të shpallet i pavlefshëm, ndërsa një pjesë e madhe thonë se nëse nuk mund të vazhdohet, duhet të përfundoj me renditjen aktuale.

E ne rast se kampionati nuk mund të vazhdoj e vendoset që të përfundoj me tabelën aktuale atëherë në Kosovë kampion për herë të parë do të shpallej Ballkani i Suharekës, pasi renditet i pari me 44 pikë pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.

Fotografia e FC Ballkani

Drita që renditet e dyta dhe Gjilani i treti do të ishin skuadrat që do të luanin në Evropë nëse mbyllet më tabelën aktuale kampionati.

Gjilani do të luante pasi nuk do të zhvilloheshin ndeshjet e Kupës, e dihet së këtë vit në Evropë shkojnë tri skuadra nga Kosova.

Nëse liga do të mbyllet me renditjen aktuale atëherë nga Superliga do të largohen Trepca’89, Ferizaj, Vushtrria dhe Dukagjini.

Superliga e Kosovës është pezulluar që nga data 13 mars dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të filloj.

Ajo se çfarë dihet deri me tani është se në muajin prill dhe maj nuk do të ketë futboll.

UEFA ka shprehur gatishmëri se kampionatet duhet të mbyllën në fushën e lojës e jo në tavolinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera