Lajme

A do ta votojë AKR-ja kreun e Kuvendit nga PAN-i? Tregon Korab Sejdiu

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 24 July 2017

Deputeti i ri nga AKR-ja, Korab Sejdu, ka thënë se bisedimet mes koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur një progres të caktuar dhe se beson që do të arrihet një koalicion mes tyre.

“Lidhur me bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje ka pasur disa takime kanë qenë në nivel programor, është arritur një progres i caktuar. Shpresoj që do të bëhet, do të realizohet një koalicion mes dy partive dhe me dështimin e koalicionit PAN që ta themelojë qeverinë, atëherë të bartet timoni te koalicioni i gjerë që do të përfshijë koalicionin tonë dhe Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Sejdiu përsëriti edhe një herë se koalicioni në të cilin ai bën pjesë nuk do të votojë qeverinë e formuar nga PAN-i.

-Advertisement-

Përveç kësaj ai tha se po presin që koalicioni fitues të propozojë kandidatin për kryeparlamentar dhe më pas do të vendosin nëse do ta votojnë apo jo.

Mirëpo, ai pret që kushdo që propozohet të jetë fytyrë unifikuese e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera