Lajme

A do ta shpëtojë Supremja “Vetëvendosjen”?

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 24 November 2017

Numri i madh dhe mos përputhjet e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme, e të zbrazëta dhe po ashtu rezultati i ngushtë mes Shpend Ahmetit të VV-së dhe Arban Abrashit të LDK-së kanë bërë që PZAP-i ta pranojë kërkesën e partisë së Isa Mustafes për rinumërim të kutive.

Mirëpo, këtë vendim nuk po e sheh të drejtë Lëvizja Vetëvendosje, e cila i është drejtuar për ankesë të shkallës së dytë Gjykatës Supreme.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu e ka shpjeguar mënyrën e tërë këtij procesi.

-Advertisement-

“Po ka bazë juridike, sepse në vendimin e PZAP-it si dhe çdo vendimi të cilit do organ dhe institucion duhet të jepet udhëzimi juridik. Pra, në udhëzim juridik shkruhet se pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në institucionin instancial, e me këtë rast institucioni instancial pas PZAP-it është Gjykata Supreme”, ka thënë Baraliu për “Indeksonline”.

Më tej, ai ka shtuar se askush nuk mund t’ia kontestojë dikujt legjitimitetin për të bërë ankesë qoftë në shkallën e parë apo të dytën.

“Duke shfrytëzuar këtë udhëzim juridik që po supozojmë se është shkruar në vendimin e PZAP-it atëherë subjekti politik përkatës e ka marrë këtë udhëzim dhe është legjitime ankesa sikurse edhe kërkesa e atyre për të kërkuar ka qenë legjitime në PZAP. Pra, e drejta legjitime edhe për ankim i lejohet subjektit politik në shkallen e dytë që është Gjykata Supreme sepse askujt nuk mundet të kontestohet legjitimiteti i asnjë subjekti politik as në shkallë të parë e as të dytë”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, dje ka filluar numërimi i votave me kusht në disa komuna të vendit.

Por, vlen të theksohet se në këto komuna ku është marrë vendim të rinumërohen votat si, Prishtinë, Prizren nuk është bërë numërimi i tyre deri sa të përfundon rinumërimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera