Rozë

A do ta bëj pyetjen e famshme princi Harry?

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 05 August 2017

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë mbërritur në Afrikë për një safari romantik pavarësisht zërave dhe ai është gati ti ulet në gjunjë.

32-vjeçari është fotografuar me Markle në aeroport për ditëlindjen e saj të 36-të.

“Ajo është shumë e lumtur për pushimet e tyre së bashku për të parë Afrikën përmes syve të Harry. Sigurisht, ajo e kishte vizituar edhe më herët kontinentin për punën e saj bamirëse, por është hera e parë në një safari”, thotë një mikeshë e Meghan.

-Advertisement-

Teksa përflitet për një propozim, një burim shumë i afërt me Meghan ka thënë për Daily Mail: “Të gjithë po presim që fejesa të ndoshë shumë shpejt. Sa herë që vjen nga Anglia e pyesim me padurim “Hë, ndodhi  gjë?”. Por besoj se është qesharake dhe e padrejtë të ushtrosh këtë lloj presioni tek një çift”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera