Szunyog: Viti i kaluar solli progres për Kosovën – dialogu me Serbinë të vazhdojë
Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 09 May 2023
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka marrë pjesë sot në disa aktivitete të zhvilluara për Ditën e Evropës.
Me këtë rast, ai ka thënë se viti i kaluar ka sjellë përparime për Kosovën dhe se dialogu për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë duhet të vazhdojë.
“Bashkimi Evropian nuk është vetëm një bashkim politik dhe ekonomik. Është një projekt për ndërtimin e paqes, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, me qëllim promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Evropë”.
Në Ballkanin Perëndimor, sipas tij, BE-ja luan një rol vendimtar në promovimin e dialogut dhe pajtimit, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Është parësore që negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të vazhdojnë nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe që dialogu të sjellë zgjidhje të qëndrueshme për të mirën e popullatës në terren, të gjitha duke ndërtuar ura midis komuniteteve”, shtoi ai.
Tutje, ai ka shtuar se edhe pse sfidues, viti i kaluar solli disa përparime, duke përfshirë udhëtimin pa viza për kosovarët në zonën Shengen që nga 1 janari 2024.
“Çështja e pazgjidhur e liberalizimit të vizave ka qenë një re e errët mbi marrëdhëniet BE-Kosovë për dekadën e fundit dhe më jep gëzim të madh të them se që nga 1 janari 2024, kosovarët nuk do të kenë më nevojë për viza për vizita turistike afatshkurtra në zonën Shengen”, vuri në dukje Szunyog, duke falënderuar Presidencën çeke dhe suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian për kontributin e tyre në këtë drejtim.
Sipas tij, një tjetër arritje e madhe janë tre marrëveshjet e financimit të IPA-s të nënshkruara ndërmjet BE-së dhe Kosovës, duke përfshirë Paketën e Mbështetjes së Energjisë, duke rezultuar në sigurimin e BE-së për Kosovën më shumë se 200 milionë euro si ndihmë direkte financiare.
“Ndihma e përgjithshme financiare e BE-së që ofron për Kosovën në kuadër të IPA-s, gjegjësisht Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit të BE-së, nga viti 2007 deri më sot, ka kaluar 1.4 miliardë euro. Ai po përdoret për të ndihmuar Kosovën, ndër të tjera, për të zhvilluar ekonominë dhe infrastrukturën e saj, për të përmirësuar arsimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe përafrimin e legjislacionit të saj me acquis të BE-së”, tha Szunyog, njofton Klan Kosova.
“Edhe ndihma jonë financiare dhe mbështetja e ekspertëve janë të orientuara drejt avancimit të Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Shpresoj që deri në Ditën e Evropës të vitit të ardhshëm, të kemi një zhvillim edhe më pozitiv për të festuar”, përfundoi ai duke i uruar të gjithëve Gëzuar Ditën e Evropës.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...

































