Lajme

Szunyog: Pasojat e sulmit terrorist të Banjskës ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë rajonin

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 17 October 2023

Shefin i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, beson se ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kambanë e fortë alarmi dhe se të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren duhet të shmangen.

“Policia e Kosovës u sulmua nga persona të armatosur rëndë. Shtrirja e operacionit ishte e paprecedentë dhe paraqet një përshkallëzim të madh, i cili bie ndesh me thirrjet e përsëritura të Bashkimit Evropian për deeskalim në veri të Kosovës. Pasojat e këtij sulmi terrorist ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë Kosovën dhe në mbarë rajonin. Ne po ashtu shohim se sulmi sigurisht ka rritur shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për situatën në veri të Kosovës. De-përshkallëzimi dhe stabilizimi i shpejtë i situatës së sigurisë tani është më shumë urgjente se kurrë. Në pamjen më të madhe, rruga përpara nuk ka ndryshuar, në fakt është bërë më e nevojshme.

Tutje Szunyog ka thënë që ata presin që Kosova dhe Serbia të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut.

-Advertisement-

“Presim që Prishtina dhe Beogradi të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre përmes dialogut të udhëhequr nga BE. Kjo është një platformë ku ata mund të adresojnë çështje të ndryshme, të cilat rëndojnë marrëdhëniet ndërkomunale në Kosovë. Duhet të shmangen të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren.Në kohën kur Europa kërcënohet nga lufta ruse kundër Ukrainës, ne nuk duhet të lejojmë dhunë dhe destabilitet në Kosovë. Ne thjesht nuk mund ta përballojmë atë”, ta Szunyog për Kosovo-Online.

Ai ka komentuar edhe vizitën që ia bëri javën e kaluar manastirit të Banjskës së bashku me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

“Ne patëm një diskutim të rëndësishëm me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për zhvillimet e fundit, me fokus në rolin që mund të luajnë liderët fetarë në nxitjen e marrëdhënieve paqësore ndërkomunale. E kuptoj që Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë përfaqëson një pikë referimi dhe autoritet moral për komunitetin serb të Kosovës, duke ofruar mbështetje shpirtërore për shumë besimtarë. Në BE, ne gjithmonë kemi mbështetur lirinë e fesë dhe rëndësinë e të qenit në gjendje ta praktikojmë atë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera