Lajme

Szunyog: Luftimi i kr*mit të organizuar dhe korrupsionit është çështje që kërkon vëmendje

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 02 March 2024

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në fjalën e tij në konferencën vjetore të prokurorëve, ka deklaruar se ata luajnë një rol jetik në sistemin e drejtësisë.

Szunyog theksoi se përmirësimi i gjyqësorit dhe prokurorisë çon në rritjen e besimit te publiku.

“Ju si prokurorë po luani rol jetik në sistemin e drejtësisë, dhe angazhimi juaj konstruktiv është i domosdoshëm, nëse implementohen si duhet këto reforma do të sjellin deri një funksionim i përmirësuar i gjyqësorit dhe prokurorisë, dhe që do të çojë te besimit i publikut”, u shpreh Szunyog.

-Advertisement-

Szunyog theksoi se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është çështje që kërkon vëmendje, ndërsa theksoi se BE-ja do t’i mbështesë në sfidat e reja që mund të përballen.

“Duke shënjestruar dhe konfiskuar të ardhurat i godasim mu në zemër këto ndërmarrje kriminale dhe shpartallojnë infrastrukturën e tyre, kam vërejtur se ka pasur disa zhvillime kohëve të fundit që mund të ndikojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Mund të keni edhe sfida të tjera, BE-ja është e zotuar  mbështesë në përpjekjet tuaja qoftë me ekspertë nga BE-ja në Kosovë por edhe përmes asistencës teknike nga BE-ja që implementohen përmes partnerëve ndërkombëtar si Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja”, tha shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera