Lajme

Szunyog: Kosova intensifikoi bashkëpunimin me BE-në, pas ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 15 October 2022

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur miratimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare nga Parlamenti në seancën plenare të djeshme, duke thënë se me ratifikimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me BE-në.

“I lumtur dhe mirënjohës për këtë zhvillim”, ka shkruar Szunyog në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Kuvendi dje miratoi marrëveshjen për pjesëmarrjen e Kosovës në programet “Fiscalis” dhe “Doganta” të BE, si dhe marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin e “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizrenit”, mes Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera