Szunyog: BE-ja mbetet e palëkundur në forcimin e partneritetit
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 03 July 2024
Sot, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, vizitoi Komunën e Gjakovës në kuadër të vizitave të tij kontaktuese në disa komuna anembanë Kosovës.
Takimet i filloi me kryetarin Ardian Gjini për të diskutuar rreth çështjeve të qeverisjes lokale, planeve zhvillimore ekonomike dhe nismave për mbështetje të komunitetit.
Ambasadori Szunyog e uroi kryetarin Gjini për marrjen e çmimit “Kryetari më miqësor me komunitetin rom” për vitin 2022, duke vlerësuar përpjekjet e komunës për nxitjen e gjithëpërfshirëse dhe për përkrahjen e komuniteteve jo-shumicë, shkruan RTK-ja.
Ai vlerësoi gjithashtu përkushtimin e kryetarit Gjini për barazinë gjinore, siç u pa përmes përfshirjes së stafit komunal në projektin e Instrumentit për Barazi Gjinore të financuar nga BE-ja dhe të zbatuar nga UN Women.
Veç kësaj, ai shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të komunës ndaj strehimores “Shtëpia e sigurt”, e cila luan një rol vendimtar në ndihmën ndaj viktimave të dhunës në familje.
Gjatë vizitës së tij në Gjakovë, ambasadori Szunyog vizitoi disa projekte të mbështetura nga BE-ja, duke përfshirë zgjerimin dhe rinovimin e ndërtesës komunale. Ky projekt, i mbështetur me 2.5 milionë euro nga fondet e BE-së, synon të modernizojë hapësirat e zyrave për ofrim më të mirë të shërbimeve komunale.
Duke reflektuar mbi vizitën e tij, ambasadori Szunyog deklaroise vizita e sotme nënvizon përkushtimin e BE-së për përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe kohezionit të komunitetit në Kosovë. “Nismat e BE-së i fuqizojnë komunitetet dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm. Si donatori më i madh i Kosovës, BE-ja mbetet e palëkundur në forcimin e partneritetit tonë dhe avancimin e prosperitetit për të gjithë”, tha ai.
Të tjera
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...