Uncategorized

Szoboszlai shënoi një gol mahnitës kundër Leicester Cityt, thjeshtë ishte i pandalshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 28 September 2023

Dominik Szoboszlai ka shënuar një gol mahnitës në fitoren Liverpoolit përball Leicester City në Carabao Cup të mërkurën mbrëma.

Ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klopp ka pasur një fillim premtues në sezonin 23/24 pasi aktualisht janë të pamposhtur në të gjitha garat.

Të mërkurën mbrëma, Liverpool u përball me skuadrën nga Championship, Leicester City, të cilën e mposhti me rezultat 3-1 në Anfield.

-Advertisement-

Megjithatë, gjithë vëmendjen e mbrëmjes e mërkurë e ka vjedhur goli i dytë i Reds i shënuar nga Szoboszlai.

Ylli hungarez ishte i papërmbajtshëm në minutën e 70-të duke shënuar një supergol nga distanca për epërsinë 2-1.

Ky gol i Szoboszlai ka pushtuar rrjetet sociale, të cilët e komentojnë pozitivisht dhe lavdërojnë yllin e ri të Reds.

Szoboszlai tashmë ka fituar zemrat e shumë tifozëve të Liverpoolit që prej transferimit të tij prej mbi 60 milionë eurosh nga RB Leipzig në verë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera