Lajme

Syri i Popullit| Ramabaja – “Pse po më Gjykojnë”

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 16 January 2020

Sadri Ramabaja, anëtar i Vetëvendosjes, ka dhënë fjalën e tij përfundimtare të mbrojtjes para trupit Gjykues, me titullin “Pse po më Gjykojnë”.

Ramabaja ka thënë që qysh në vitin 2017 ishte përballë me pjesëtarë të AKI-së të cilit i kishin thënë që ishte në rrezik për shkak të rasteve të hapura sikur ai i vdekjes së Astrit Deharit e vëllezërve Kiçina.

Ai gjithashtu në fjalën e tij mbrojtëse tregoi gjerësisht të kaluarën e tij por edhe kohën që kishte filluar punën për atdhe, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Ndërlidhja e shoqatës me lëvizjen ‘Syri i Popullit’ për neve që ishim aktivë edhe në kuadër të lëvizjes Vetëvendosje nuk na bënte shumë përshtypje”.

“Gjatë korrikut më ftoi një mik tjetër, ish-bashkëpunëtor në Unicon dhe më tregoi se polici hetues e kishte pyetur për mua rreth plagosjes së Azem Vllasit”.

“Këtij mikut tim Avni Limanit i thash se nuk kam lidhje me këtë dhe jam kundër veprimeve të dhunshme. Sidoqoftë meqë nuk kisha të bëja fare me projeksione të natyrës së dhunshme nuk më shkonte mendja të largohesha nga atdheu dhe e vazhdova jetën time për ta vazhduar ligjërimin në UBT”.

Sadri Ramabaja tregoi se gjatë kësaj kohe ishte duke bërë një punim shkencor rreth islamit politik të cilin e ka publikuar në revistën prestigjioze “Euriasia Revu” në Chikago.

“Unë në asnjë rrethanë nuk kam marrë pjesë në takimet e kësaj organizate, e as me 15 maj 2015 siç thotë prokurori e madje nuk kam pasur dijeni se ky takim do të mbahej”.

“Gjatë kohës sa kam qenë në burg kam marrë informacion se ish-kryeredaktori i Botës Sot ia ka përcjellë medieve këtë kumtesë. Këtë ia kam sjell Prokurorit Special por ai nuk ka lëvizur. Mos vallë nënshkrimi i këtij dokumenti duhet të kërkohet te zyrat e PDK-së ose tek Bajrush Morina?”

“Çfarëdo gjykate kredibile do ta rrëzonte këtë rast që në seancën e parë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera