“Syri i popullit”, nga një organizatë fantome në kërcënuese të sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 26 May 2017
Një organizatë, deri vonë fantome, me emrin “Syri i popullit”, i është shtuar numrit të organizatave, që për institucionet e rendit në Kosovë paraqesin rrezik dhe kërcënim për sigurinë e individëve dhe qytetarëve.
E njohur në opinion për marrjen e përgjegjësisë për tentim-vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të Kosovës në kohën e komunizmit, Azem Vllasi, kjo organizatë, sipas të dhënave zyrtare, posedonte edhe një listë me emrat e personave që i kishte vënë në shënjestër për likuidim, ku përfshihen edhe emrat e disa prej liderëve kryesorë politikë të Kosovës.
Policia e Kosovës, ditën e enjte, ka arrestuar 4 persona të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Valdet Hoxha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, thotë se mekanizmat e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe njësitet e veçanta brenda këtyre mekanizmave janë duke e vëzhguar në vazhdimsi situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe individët apo organizatat me sfond kriminal, që kërcënojnë sigurinë e vendit.
Personat e arrestuar ditën e enjte, siç thotë ai, dyshohet të jenë pjesëtarë të organizatës “Syri i popullit”.
“Natyrisht që organizatat e vetëshpallura, siç është edhe ‘Syri i popullit’ dhe vetë fakti i arrestimit të disa qytetarëve, të cilët dyshohen se mund të jenë pjesëtarë të asaj organizate të vetëquajtur, konsistojnë në atë që Policia e Kosovës ka pasur nën monitorim… Dhe, natyrisht që monitoron çdo grup që mund ta cenojë rendin juridik dhe kushtetues të vendit”, thotë Hoxha.
Arrestimet kanë ndodhur në kohën kur Kosova gjendet në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 11 qershor. Të kërcënuar nga organizata e quajtur “Syri i popullit” janë edhe disa nga politikanët që janë në krye apo pjesë e listave zgjedhore.
Megjithatë, Hoxha thotë se arrestimet nuk kanë të bëjnë fare me fillimin e fushatës zgjedhore të subjekteve politike.
“Kjo nuk ka asnjë lidhje. Hetimet e këtij grupi kanë vazhduar që nga koha kur edhe ishin publike kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë të vendit. Natyrisht, koha është koincidencë e fushatës parazgjedhore, sepse në momentin kur kanë filluar hetimet, nuk kanë qenë të planifikuara zgjedhjet dhe nuk ka se si të ndërlidhen këto dy çështje në mes vete”.
“E rëndësishme është që kjo tregon vendosmërinë e Policisë së Republikës së Kosovës që të ofrojë rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit dhe të mos ndikojë asnjë grup, qoftë i vetëshpallur apo i natyrave të ndryshme kriminale, për të cenuar rendin dhe sigurinë publike të vendit”, thekson Hoxha.
Në anën tjetër, njohësit e rrethanave të sigurisë në Kosovë vlerësojnë se ende mungojnë informacionet e plota lidhur me organizatën e quajtur “Syri i popullit”.
Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk sheh ndonjë ndërlidhje të qëllimeve të kësaj organizate me fushatën zgjedhore, e cila do të nisë brenda pak ditësh.
“Nuk kemi shumë informacione, në fakt, për organizatën ‘Syri i popullit’, për shkak se nuk janë dhënë shumë informacione. Është ky rasti i sulmit ndaj ish-politikanit Azem Vllasi. Qëllimet e saj janë vërtet kriminale. Nuk besoj që janë drejtpërsëdrejti të ndërlidhura me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar tani”, thotë Vrajolli.
Sidoqoftë, Hoxha thekson se mekanizmat e sigurisë në Kosovë, çdo kërcënim nga çdo grup kriminal e trajtojnë me seriozitetin më të madh, porse, deri më tash, nuk ka indikacione se mund të ketë ndonjë incident serioz të çfarëdo lloj natyre./Rel
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...