Lajme

“Syri i Popullit” dyshohet që planifikonin ta vrisnin Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 22 January 2020

Planifikuan vrasjen e shumë politikanëve e personaliteteve.

Por, dështuan me të parën, duke lënë të plagosur avokatin Azem Vllasi, shkruan gazeta inFokus.

Kjo e dekonspiroi krejt grupin sekrejt, të quajtur “Syri i Popullit”.

-Advertisement-

Këta kishin përgatitur lista me njerëz që i shpallën tradhtarë e planifikonin vrasjen e tyre.

Madje, në fillim të listës ishte emri i Ibrahim Rugovës që këta thonin se ishte tradhtarë, mirëpo aty shkruhej (i vdekur), shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, këta planifikonin edhe vrasjen e Isa Mustafës, kryetarit aktual të LDK-së, për siç shkruhej “Përfitoj prej djersës së popullit në diasporë”.

E në mesin e shumë personave të tjerë, tradhtarë e kishin shpallur edhe Lutfi Hazirin, nënkryetarin e LDK-së për siç thonë “Përgjegjës për decentralizimin”.

Emrii ishte shkruar edhe emri i Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit, Behgjet Pacollit, e Hashim Thaçit.

Derisa aty figuronin edhe shumë emra të ndryshëm të personaliteteve.

E tash të mërkurën e 22 janarit, të akuzuarit e këtij rasti u dënuan me burg. Prej tyre edhe Sadri Ramabaja, ish-asamblist i Vetëvendosjes, të cilit iu ndanë 5 vite burgim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera