Lajme

Syri i Populli| Lirohen dy të akuzuar

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 16 January 2020

Seanca përfundimtare për rastin e njohur si “Syri i Popullit” po mbahet këtë të enjte.

E Prokuroria Speciale e Kosovës, ka hequr dorë nga ndjekja penale për dy të akuzuar në këtë rast, Lirije Luzha e Sabit Berisha, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë rast, për vepra kundër rendit kushtetues e vepra të tjera akuzohenedhe Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush kanjusha e Rexhep Topalla.

-Advertisement-

Prokurori Sylë Hoxha, ka thënë se për dy të akuzuarit nuk është vërtetuar se e kanë kryer veprën penale me të cilën akuzohen.

“Ju njoftoj se në mungesë të provave unë hjek dorë nga ndjekja penale për të akuzuarit Lirije Luzha dhe Sabit Berisha. Kurse, për të akuzuarit e tjerë në bazë të mbajtjes së seancave gjyqësore konsideroj se nga shqyrtimet gjyqësore në këtë gjykatë, nga dëgjimi i dëshmtiarëve të shumtë të cilët janë dëgjuar pranë këtij trupi gjykues konsideroj se dëshmitë e dëshmitarëve dhe me analizimin e shkresave të lëndës konsideroj se aktakuza ndaj të akuzuarve është vërtetuar në tërësi”, ka thënë Hoxha.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Avni Llumnica me dashje që i akuzuari Murat Jashari të vriste për hakmarrje të dëmtuarin Azem Vllasin, i kishte dhënë ndihmë Jasharit në kryerjen e veprës penale.

Sipas akuzës, ky grup me qëllim të vrasjes së këtyre personave që i konsideronin si tradhtar kishin themeluar fondin “Liria e Atdheut” dhe si organizatë “Syri i Popullit” kishin një strukturë të ndarë në bazë të hierarkisë, kishin emra të koduar dhe detyra të ndara thuhet ndër tjera në aktakuzë.

Ndërsa, i pandehuri Murat Jashari thuhet se kishte tentuar të vriste Azem Vllasin si ish-funksionar i cili sipas tyre ishte vlerësuar si i pari në listën e tradhtarit të vendit.

Madje thuhet që këta edhe kishin përpiluar një listë me ata që i konsideronin tradhtarë e për të cilët dyshohet se edhe planifikonin vrasjen e tyre./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera