Synohet shkarkimi i udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 03 October 2023
Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy është duke luftuar për jetën e tij politike pasi një rebel i krahut të djathtë Matt Gaetz, e ka nisur një mocion për shkarkimin e tij.
Tensionet mes dy republikanëve janë përkeqësuar përgjatë fundjavës, pasi McCarthy e ka miratuar një projektligj me ndihmën e demokratëve për t’i financuar agjencitë qeveritare. Deri më tani, askush në historinë amerikane në këtë pozitë, nuk është shkarkuar përmes një mocioni të tillë.
Udhëheqja tani ka dy ditë për ta vënë masën për votim, ndonëse mund të nisen procedura tjera për ta penguar procesin. Pozita e udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve është e dyta në linjë për pozitën e presidentit, pas pozitës së nënpresidentit.
Ai, apo ajo që e udhëheq këtë trup të Kongresit, i kontrollon punët e komiteteve dhe mund ta bëjë ose zhbëjë agjendën e Shtëpisë së Bardhë.
Në marrëveshjen e arritur të shtunën, e cila e ka shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane, nuk është përfshirë ndihma ushtarake për Ukrainën në vlerë të gjashtë miliardë dollarëve, sepse Gazetz, prej Floridas, dhe disa ultrakonservatorë tjerë, kanë insistuar se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar shumë mjete në këtë luftë të nisur nga Rusia.
Nëse shkarkohet McCarthy, një listë e re duhet të bëhet publike dhe personi që ngjitet në krye do ta marrë atë pozitë deri në zgjedhjet e ardhshme për Kongres.
Për ta shkarkuar atë nga pozita nevojitet një shumicë e thjeshtë, mirëpo deri më tani pak republikanë kanë thënë se kanë gatishmëri për të bërë diçka të tillë. /REL

Të tjera
-
Nesër tentativa e shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, s’ka sinjale për ndërrim qëndrimesh
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhje çokollatash dhe përdorim të th*kës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qyte...
-
Pasi e takoi Zelenskyn në Vatikan Trump merret me Putin, përmend sanksione pasi dyshon se ai s’po do ta ndalë l*ftën
Donald Trump dyshon në gatishmërinë e Vlladimir Putinit për t’i dhënë fund lu...
-
Katër nga të arrestuarit për vr*sjen e policit Lika ishin të dënuar për vepra të ndryshme
Disa nga të dyshuarit për vrasjen e zyrtarit policor, ishin të njohur për org...
-
Hoxhaj në Tiranë: Diaspora shqiptare është zgjerimi ynë natyral në Evropë dhe botë
Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pj...
-
“Veç një minutë”, ‘‘Kushton 100€’’, Rama kërkon që të respektohen rregullat e trafikut: Mendo për të tjerët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve t...
-
Shpenzojnë si “VIP-a”, punojnë si “turistë” – ja sa para morën për mëditje ministrat e Kurtit 2
Në vitin 2024, ministrat e Qeverisë së Kosovës, që tashmë janë ministra në de...
-
Osmani pas përshëndetjes me Trumpin: Jemi të përkushtuar ta forcojmë aleancën tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrim...
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes gjashtë veturave në Bresje të Fushë Kosovës
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes gjasht...
-
Pse Papa Françesku s’e vizitoi Kosovën sipas ish- ambasadorit Prenkaj
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka folur për kontaktet që ...
-
Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave
KFOR ka njoftuar se një stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e t...
-
Deliu-Kodra: Nuk iu frikësohemi zgjedhjeve, LVV të fillojë përpjekjet për konsensus politik
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pohuar se nuk frikësohen nga mbajt...