Lajme

Sylejman Selimi merret në pyetje nga specialja, ky është statusi i tij

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 06 February 2019

Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, është marrë në pyetje sot nga Gjykata Speciale dhe avokati i tij ka bërë të ditur se ai është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, shkruan inFokus.

“Ka qenë i ftuar që të jap dëshminë e tij dhe sot e ka dhënë dëshminë e tij rreth orës 9:00 në zyret e EULEX-it. Nuk ka qenë kurrë kërkesa për ta intervistuar në Hagë, prokurori përgjegjës ka qenë këtu në kohën e intervistimit. Është intervistuar si i dyshuar. Marrja në pyetje e secilit që është i dyshimtë konsiderohet konfidenciale dhe do ti thyente ligjet. Unë nuk mund të them për cilat raste është pyetur. Ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme dhe përgjigjet kanë qenë të tilla. Nuk ka kurrfarë arsye juridike që të ngritët aktakuzë ndaj tij”, tha avokati Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera