Uncategorized

Sylë Tahirsylës i “përzihet” Kosova me Alaskën

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 19 January 2020

Dimri i këtij viti më shumë ngjau me vjeshtën.

Të paktën deri më tani, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pasi ani se jemi në gjysmën e janarit, ende nuk ka rëndë borë përveq disa reshjeve të shkurtëra.

-Advertisement-

Ndërsa, edhe temperaturat rrallëherë kanë shkuar në minus gjatë ditës.

Por, pavarësisht kësaj, profesori I Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka thënë që temperaturat e ftohta do të kaplojnë vendin përgjatë ditëve në vijim të janarit.

Madje, Tahirsylaj ka shtuar se gjysmën e dytë të këtij muaji, temperaturat do të preki nedhe -20 gradë Celsius, shkruan gazeta inFokus.

‘Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale. Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius, ndërsa në gjysmën e dytë të muajit janar 2020, temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situate do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë’, thotë Tahirsylaj.

Megjithatë, duke pas parasysh motin që po mbretëron këto ditë, por edhe datën që tashmë ka përfunduar edhe 19 janari, këto temperature janë pak të mundura të ndodhin në Kosovë.

Në fakt edhe në një prej vendeve më të ftohta, në Alaskë, nuk parashikohen këto temperature./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera