Lajme

Syla: VV-ja është një adoleshente që po udhëheqet nga epshi politik

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 03 December 2019

Analisti politik, Valon Syla ka folur rreth pengesave të krijimit të marrëveshjes për koalicion në mes të VV-së dhe LDK-së.

Syla tha se Vetëvendosje është një adoleshente politike e udhëhequr nga epshi politik, shkruan gazeta inFokus.

Sipas analistit është vet VV-ja që ka krijuar komoditet për LDK-në që të kërkojë poste të ndryshme.

-Advertisement-

Syla tha se ky është vetëm fillimi me këtë parti pasiqë sipas tij do të kemi edhe shumë për të parë.

“Mendoj që është pak e hershme se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje çështja kthehet te presidenti që ta zgjedh mandatin e dytë. Jemi tuj e pa një kohë të gjatë një VV adoleshente që udhëheqetë nga epshi politik. Ajo që po e shohim tash është vetëm një pjesë e qeverisë, sepse kemi me ende për të parë realitetin e tyre. Vetë fakti që VV-ja ka shprehur që nuk do të shkoj me askënd tjetër veç me LDK-ën, u jep hapësirë kësaj partie me kërku çkado.”, tha ai në “Debat Plus”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera