Lajme

Syla: Qytetarët në Shqipëri e njohin komunizmin më mirë se sa Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 26 April 2021

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin se VV po kërkon diçka më ndryshe se sa bashkimi kombëtar, ndërkohë që tha se Albin Kurti ka treguar papjekuri kur mori pjesë si kryeministër i Kosovës në zgjedhje.

Tutje ai ka thënë se Kurti po dëshiron t’i bashkojë partitë politike të shteteve shqiptare dhe të kërkojë më shumë se udhëheqjen e Kosovës.

“Albin Kurti e ka krijuar një bindje më të madhe për veten se sa ja tregojnë këshilltarët e tij. Ai mendoi të shkonte edhe atje, por vota e tij ën Shqipëri nuk është për bashkimin politik por për bashkimin e partisë së VV-së jashtë kufijve. Sidoqoftë po të ishte në mbështetje të Ramës apo dikujt tjetër, me një deklaratë apo vizitë, do të ishte e kapshme apo e kuptueshme nëse ke një pozitë tjetër. Por prej pozitës së presidentit ose kryeministrit është e pandershme. Më ka ardhur më mirë se komunizmin Shqipëria e njeh më mirë se sa Albin Kurti. Dua të them se Albin Kurti në esencë tregoi adoleshencë në politikë”, tha ai në T7.

Tutje Syla tha se nuk e kupton tendencën e shqiptarëve të Kosovës që të ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve të rajonit.

Të tjera