Lajme

Syla: Politika në Kosovë duhet ta kuptojë, sistemi publik i shëndetësisë nuk bën pa atë privat

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 03 July 2022

Ish kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla ka akuzuar pushtetin aktual dhe jo vetëm se po krijojnë një armiqësi të panevojshme dhe të rrezikshme në mes të sektorit publik dhe atij privat të shëndetësisë në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Syla në emisionin “Doktor Plus” që është prodhim i Gazetës Infokus ka thënë se sistemi privat shëndetësor është një ndihmë e madhe për atë publik dhe anasjelltas.

“Unë veç po ndalna më një gjë shumë elementare për të cilën nuk po e kuptojnë politikanët. Në Kosovë ligji sistemin privat dhe publik në shëndetësi e shikon si të barabartë. Dhe privatin assesi nuk duhet ta shohim si armik por duhet me e pa si ndihmës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas doktorit Syla nëse vazhdohet kjo lloj mendësie ku në shëndetësi duhet të mbizotërojë vetëm njëri sistem qoftë ai publik apo privat, kjo sjell rrezik për të ardhmen e shëndetësisë në vend.

“Na qe jemi në publik nuk mundemi pa sistemin privat dhe sistemi privat nuk mundet pa publik. Dhe kjo është esenca e të kuptuarit se si funksionon një shëndetësi. Nëse dojmë me kthy në një sistem tjetër ku mbizotëron vetëm njëra atëherë është shumë e rrezikshme për sistemin, ka shtuar ai.

Për më shumë ndiqni më poshtë emisionin e plotë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera