Lajme

Syla për konfliktin në Izrael: Kosova është vend i vogël që gajlet e botës t’i sjell në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 17 May 2021

Gazetari Valon Syla ka kritikuar qeverinë që ka marrë një qëndrim në lidhje me konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se “Kosova është vend i vogël që gajlet e mëdha të botës t’i sjell në Prishtinë”.

“Mendoj që Kosova nuk duhet të ketë qëndrim në lidhje me këtë çështje. Konflikti është i vjetër. Palestinezët nuk janë zëri i të gjithë arabëve. Kosova është vend i vogël që gajlet e mëdha të botës t’i sjell në Prishtinë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa, Syla është shprehur se qeveria me reagim të vonshëm për këtë çështje po luan lojëra.

“Reagimi i qeverisë ka qenë i vonshëm. Pra ndodhin ngjarjet në Izraeli midis izraelitëve dhe palestinezëve ku pati shumë viktima. Problemi është te loja që Qeveria Kurti bashkë me ministren e Jashtme po luajnë duke dalur me reagim të vonoheshim kinse tani jemi me Izraelin”, ka thënë ai.

Përndryshe, ai është shprehur se historia e luftës e Kosovës është e ndryshme nga ajo e Palestinës.

“Janë ngjarje të ndryshme. Kosovarët nuk kanë hedhur kurrë raketa dhe nuk ka pasur grupe terroriste si Hamasi”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera