Syla pas arritjes së Hill në Beograd: Lidhni rrypat e sigurisë mirë, s’ka më kohë për kopalla
Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 31 March 2022
Që kur ishte përmendur Christopher Hill vitin e kaluar si një prej emrave të mundshëm për ambasador në Serbi, në media dhe në rrethin e njerëzve që e njihnin aktivitetin e tij politik, flitej për një njeri që do ta çonte peshë rajonin dhe që do të shtynte përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo për shkak të rolit të tij aktiv në rajon gjatë viteve të 90-ta dhe njohurive që ka për Ballkanin Perëndimor, sidomos për raportet Kosovë-Serbi.
Pritje të njëjta ka edhe gazetari dhe kryeredaktori i Gazetës Metro, Valon Syla. Në një koment në profilin e tij zyrtar, Syla ka thënë se tashmë do të fillojë një agjendë më e shpejtë dhe që shfaq nevojën për të lidhur rripin e sigurisë. Pas ardhjes së Hill, Syla thotë se nuk e di nëse ka më kohë për ‘kopalla të reja”.
“Erdh Chris Hilli në Beograd. Tash fillon një agjendë më rapide. Lidhni rrypat e sigurisë edhe hapni sytë… nuk e di a ka ma kohë për kopalla të reja”, ka shkruar Syla.
Ai tutje ka thënë se mbetet të shihet nëse kryeministri Kurti do të pritet në Washington, derisa teksa ndan mendimin e tij për këtë çështje, është mjaft skeptik. Parashikon zgjedhje të reja dhe shton se në Bruksel Kosova pa SHBA-në nuk ka çfarë kërkon.
“Tash te kqyrim a po e presin Albin Kurtin në maj në Washington. Ma merr mendja që jo, dhe na pas kësaj veç ka me na fut në zgjedhje, që me shitë kopalla të reja. Në Bruksel pa Amerikan, delegacioni kosovar ska çka lyp”, ka përfunduar Syla.
Të tjera
-
Lehtësohet gjendja, s’ka pritje në pikëkalimet kufitare
Është lehtësuar gjendja në pikëkalimet kufitare pas fluksit së ditëve të fund...
-
“Kemi fëmijë, pleq” – Banorët e fshatit Bresje ankohen për mungesën e rrymës që 12 orë – kërkojnë zgjidhje
Reduktimet e mëdha të energjisë elektrike në Kosovë kanë shqetësuar banorët, ...
-
Sot mblidhet Qeveria
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, g...
-
Në përmbyllje të mandatit, Hovenier bashkë me Osmanin do të bëjnë homazhe te shtatorja e Rugovës
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me p...
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...