Lajme

Syla: Nuk ja len shej kjo hajni 400 mijë, Albin Kurtit, i keni votuar, provoni tash e nginu

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 24 February 2021

Pas aksioni të sotëm të Policisë së Kosovës ku u arrestuan 12 persona, dhe u konfiskuan rreth 400 mijë euro,  ka reaguar gazetari Valon Syla.

Syla përmes një postimi në Facebook ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje nuk janë asgjë 400 mijë euro, shkruan Gazeta Express.

“Nuk ja len shej kjo hajni 400 mijë, Albin Kurtit. Qysh s’ja la shej 1 mandat në Prishtinë, Prizren e Kamenicë… ka me vyftë 3 vjetë me u ajros…Çka janë 400 mijë euro, për VV’në? Sa i ka vjedh Drenica e Malisheva e Deçani, kanë me thonë. I keni votu, provoni. Nginu. Se nuk besoni, pa ju prek në xhep, liri dhe ëndrra”, ka shkruar Syla.

-Advertisement-

Operacioni policor u zhvillua pasi ishin grumbulluar shumë informacione dhe prova se këta zyrtarë kishin kryer vepra korruptive, përfshirë veprën e marrjes së ryshfeti.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, tha sot se pas ndërmarrjes së masave të fshehta të vëzhgimit është dërguar urdhri për bastisje të disa lokaleve. Bastisjet nisën në mëngjes, ndërsa në to kanë asistuar edhe departamentet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit brenda Policisë.

“Gjatë këtyre veprimeve kemi sekuestruar shumë të mëdha të të hollave, vetura, kompjuterë e telefona. 12 janë të arrestuar, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë që u kanë ndihmuar këtyre në forma të ndryshme. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë Lumezi.

Ai ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

 

Nuk ja len shej kjo hajni 400 mijë, Albin Kurtit. Qysh s’ja la shej 1 mandat në Prishtinë, Prizren e Kamenicë… ka me…

Posted by Valon A. Syla on Wednesday, February 24, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera