Syla kërkon rritje 50% të pagave për punëtorët shëndetësorë deri të miratohet Ligji i pagave
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 24 December 2021
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pas protestave të organizuar ditë më parë, sot është takuar me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Kryesindikalisti Blerim Syla u shpreh se urgjent duhet të rregullohet çështja e pagesës së mjekëve dhe infermierëve, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të rriten pagat për profesionistët shëndetësorë për 50% deri të miratohet Ligji për paga, në të kundërtën, ai u shpreh se nëse kjo nuk ndodh nga janari nuk do të mund t’i mbajnë nën kontroll për veprimet e tyre stafin shëndetësor.
Syla u shpreh se frustrimi dhe pakënaqësia në mes punëtorëve shëndetësorë është rritur edhe pas refuzimeve të ekzekutivit për të diskutuar me ta.
“Kërkesat kanë qenë dy: Ligji i pagave që të parashihet në buxhetin për vitin 2022 që pastaj pavarësisht se si do të rrjedh gjërat mos të shkojmë me ata se po e aprovojmë, por nuk ka para, sepse kemi përvoja të tilla, dhe (2) kemi kërkuar deri atëherë rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, rritjen e pagave e kemi kërkuar 50% .Pandemia nuk ka përfunduar ende dhe e kemi parë të arsyeshme që edhe në bazë të ligjit mbi pandeminë e keni një arsye, qeveria ka arsye që ta bëjë këtë rritje deri kur të vjen ai ligj, por për fat të keq nuk kemi marr asnjë përgjigje e cila kishte të paktën me bind për të mirë apo për të keq punëtorin shëndetësor. Por refuzimi i takimit nga ana e qeverisë e ka irrituar punëtorin shëndetësor, megjithatë jemi munduar të jemi dhe ta ndjekim këtë, por unë kam frikë që këto ditë përfundojnë, vjen janari, pakënaqësitë rriten normalisht neve nuk jemi në gjendje ta mbajmë situatën nën kontroll”, theksoi ai.
Para anëtarëve të Komisionit të Shëndetësisë, Syla ka thënë se mjekët janë ndjerë të ofenduar pasi është vendosur që edhe do ta deklarojnë pasurinë.
“Janë reagime jo të mira, me të vërtetë kanë me ndodh gjëra jo të mira, jo pse nuk duan ata të paraqesin pasurinë, të gjithë janë të disponuar, por disi është si diskriminuese e kanë parë veten të paragjykuar në arsyetimin e këtij ligji andaj kërkoj, se si deputet t’i keni këto parasysh, kur të vijë deri aty sepse kolegët tuaj po paragjykohen për korrupsion”, theksoi ai.
Duke folur për Ligjin e pagave i cili nuk është buxhetuar as për vitin 2022, kryesindikalisti Blerim Syla kërkoi nga anëtarët e këtij Komisioni që të të bëhet një Ligj i pagave vetëm për profesionistët shëndetësorë.
“Nëse krejt nuk po munden, a mundet vëlla me nis ndonjë ligj vetëm për profesionistët shëndetësorë, sepse kështu u bë e tepruar, më nuk mund të krahasohet askush me punëtorët shëndetësorë”, theksoi ai.
Kurse, kryetarja e këtij Komisioni që vjen nga radhët e pozitës, Fatmire Kollçaku iu tërhoqi vërejtën sindikalistëve të pranishëm për grevat e mbajtura dhe protestat e mbajtura në kohë pandemie.
Madje, ajo dha arsyetimin se pse Ligji i pagave nuk është proceduar këtë vit ashtu siç ishte paraparë
“(Vendimi i qeverisë) i cili thotë se ende jemi në kohën e pandemisë në nivel global dhe besoj që në kohën e pandemisë nuk është mirë që të ftohen greva të përgjithshme sepse vërtetë është në fuqi ai vendim. Në bazë të strategjisë legjislative është dashur të vijë këtë vit, është prolonguar për shkak të pandemisë, dhe pritet që do jetë vitin tjetër ”, tha ajo.
Ndërsa, Syla ia ktheu duke i thënë se pasojat për protestat dhe grevat i bartin vetë.
“Puna e çështjes së pandemisë është çështja jonë personale, a e shkelim ligjin, nëse e shkelim ligjin, mund të na dënoni kjo është çështja e parë, por unë kam frikë se ligjin e keni thyer ju më së pari sepse keni ndal mjetet për qershor-maj sikurse nuk ka pasur pandemi, pra atëherë po vlen ligji anti-pandemi, edhe për gusht janë ndal shtesat, kurse ne kur po marrim të bëjmë greva, ne po shkelim ligjin, ne i bëjmë pasojat e burgun”, theksoi ai.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...