Lajme

Syla i replikon Ramabajës: Albin Kurti e ka kryer shkollën në “Aktash”

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 10 January 2022

Profesori Sadri Ramabaja dhe gazetari Valon Syla kanë debatuar sot rreth shkollimit në Kosovë.

Syla ka deklaruar se shkollat në garazhe ishin më të suksesshme se ato të pasluftës.

“Për 10 vjet Serbia ka imponuar shkollën në bodrum, shkollën në garazh…”, ka deklaruar Ramabaja në T7.

-Advertisement-

Kjo ka nxitur edhe reagimin e gazetarit Syla.

“Qy, qy, qy… Për disa vite rresht është shkëput edhe ajo pak përvojë e institucioneve në autonominë politike…”, thotë Ramabaja duke u ndërpre sërish nga Syla.

“Albin Kurti kryeministër i shkollës garazh është, pse ku e ka kry ky?”, pyeti Syla.

“Gjenitë janë përjashtues”, ia ktheu Ramabaja.

“Në Aktash e ka kry (shkollën)”, shtoi Syla.

“Lideri i partisë së Ramabajës është i shkollës në garazh. Ai ka mësuar domethënë ekstra…”, pyeti Syla,

“Kush e ka mësuar atë”, shtoi gazetari.

“Mos na nënçmoni shkollat në podrum, se ma të mira se shkollat e pasluftës. Ne kemi dalë nga shkolla e mesme me dy gjuhë të mësuara”, theksoi Valon Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera