Lajme

Syla i AAK-së për masat anti-COVID: Nuk vetëdijësohen qytetarët me kamxhik e me dënime

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 19 November 2020

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka thënë se institucionet e Kosovës brenda orësh kanë marrë vendime anti-COVID19, ndërsa qytetarët e Kosovës e respektuan këtë vendim.

I njëjti ka shtuar se nëse vazhdohet kështu koronavirusi do të lulëzojë.

Postimi i plotë:

 

-Advertisement-

Kur institucionet e Kosovës brenda orësh morën vendime anti-COVID19, qytetarët e Kosovës sidoqoftë e respektuan këtë vendim. Kur vjen puna te denimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë.

Denimin ish dashtë me e parapri vërejtja. Nuk vetëdijësohen qytetarët me kamxhik e me denime, por me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së. Duke e marrë parasysh papunësinë e varfërinë e skajshme në vend, urgjentisht duhet të ndryshohen këto masa.

Nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzoj ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera