Sport

Swansea afër transferimit të mesfushorit të Kosovës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 20 July 2018

Swansea City ka bërë një ofertë prej 4 milionë funteve me synim nënshkrimin me mesfushorin kosovar të Manchester Cityt, Bersant Celina.

Siç raporton Manchester Evening News, Swansea City është duke ndjekur Celinën pasi e sheh atë si përforcim të rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Graham Potter për stinorin e ardhshëm.

-Advertisement-

Sidomos duke marrë parasysh faktin që mesfushori kosovar ka përvojë në kategorinë e dytë angleze, Championship, pasi ai ka luajtur më shumë se 30 ndeshje vitin e kaluar me Ipswich Town.

Para se të luante i huazuar tek Ipswich, Celina po ashtu kishte qenë i huazuar një edicion tek Twente Enschede në Holandë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera