Lajme

Pse nuk u arrit marrëveshja mes VV e LDK?

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 02 December 2019

Jetmir Bakija nga Demokracia Plus thotë së është pozitive që VV dhe LDK në fillim janë pajtuar në programe, por thotë se numri i vogël i ministrive, sipas tij, po del të jetë sfidues për arritjen e koalicionit qeverisës.

“Në të kaluarën partitë në fillim i kanë ndarë postet dhe pozitat qeverisëse e më pas kanë diskutuar për programin qeverisës”.

Bakija në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se numri i vogël i ministrive po del të jetë sfidues për koalicionin VV-LDK.

-Advertisement-

“Duhet të ketë një mirëkuptim pasi ky duhet të jetë një partnership më i gjatë dhe duhen bisedime në këtë rast”.

Hulumtuesi nga Demokracia Plus thotë se posti i presidentit duket se është një arsye shtesë në vonimin e këtij koalicioni.

Ai ka shtuar më tej se më mirë do të ishte që presidenti të zgjidhej me votë popullore si në Maqedoninë e Veriut për të evituar probleme si këto që po përballen tani VV dhe LDK.

“Është më mirë që tani të zgjidhet çështja e presidentit se sa kur të vij momenti i votimit të presidentit të rrezikohet koalicioni qeverisës”.

Bakija thotë se është problem edhe shkrirja e disa ministrive në një. Ai ka thënë se në bazë të asaj që është përfolur do të jetë shumë problem shkrirja e Ministrisë së Administratës Publike dhe asaj të Pushtetit Lokal në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Hulumtuesi nga Demokracia Plus thotë se edhe nëse nuk e kanë marrëveshjen me Listën Serbe, koalicioni VV-LDK mund të votojë një qeveri me 11 ministri e në të ardhmen të votohet edhe ministri serb.

Duke folur për sektorët e mundshëm që do t’iu përshtateshin njërës apo tjetrës parti Bakija ka thënë se Vetëvendosje ka vullnet të merret me fushën e drejtësisë dhe sipas tij edhe LDK duhet të pajtohet pasi thotë se këta të fundit kanë udhëhequr këtë dikaster më parë.

LDK-së, hulumtuesi nga Demokracia Plus thotë se do t’i përshtateshin dikasteret nga zhvillimi ekonomik. Ndërsa edhe për një sektor tjetër mjaft të rëndësishëm si shëndetësia Bakija thotë se duhet ta drejtojë Vetëvendosje pasi kanë treguar sukses në Prishtinë me Arben Vitinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera