Lajme

Sveçlës nuk i lejohet vizita në Luginë, Kamberi: Po dëshmohet urrejtja serbe ndaj çdo gjëje shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 04 January 2024

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur paranojake Serbinë që ia ndaluar vizitën ministrit të Punëve të Brendshe të Kosovës, Xhelal Sveçlës, në Luginën e Preshevës.

“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike!” ka shkruar Kamberi në Facebook.

“Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarësisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!”

-Advertisement-

Ai e ka dënuar këtë veprim të përsëritur të Serbisë, dhe ka thënë që bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës me Kosovën dhe Shqipërinë nuk duhet të jetë burim frike, dhe se ai nuk do të ndalet.

“Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdueshme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës!”

“Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësojë askënd, përkundrazi duhet ta mirëpresë çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Bashkëpunimi jonë me Kosovën e Shqipërinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera