Sveçla: Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba

Autori: Gazeta inFokus
17:53 | 06 December 2022
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se zyrtarë komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarë policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna me armë pasditen e së martës në Zubin Potol, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ata janë sulmuar nga disa persona të maskuar.
Derisa ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me këto sulme.
Postimi i plotë i Xhelal Sveçlës:
Zgjedhjet janë e drejtë elementare e secilit qytetar në një vend demokratik.
Policia e Kosovës pasi ka pranuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka asistuar për funksionalizimin e zyreve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, me qëllim të vazhdimit të procesit përgatitor për zgjedhjet e
jashtëzakonshme komunale të 18 dhjetorit.
Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare.
Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cënohet nga askush.
Policia e Kosovës tashmë ka filluar hetimet për të identifikuar dhe sjellur para drejtësisë të gjithë kriminelët e përfshirë në sulmet e sotme. Policia do të vazhdojë angazhimet sipas mandatit të saj në gjithë Republikën e Kosovës për ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ta...
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ...
-
Trupat e viktimave siriane kthehen nga Turqia, dhimbje e madhe në kufi
Fotografi të realizuara në një pikë kufitare midis Turqisë dhe Sirisë tregojn...
-
KUJDES: Kështu po hakohen llogaritë në facebook, po kërkohen edhe para për të iu kthyer ato
Së fundmi janë shtuar rastet e harkimit të llogarive personale në facebook. E...
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...