Lajme

Sveçla zotohet për ofrim të sigurisë për gratë dhe drejtësi për k*imet ndaj tyre

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 08 March 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas tha se si Ministri “po punojnë” që gratë të jetojnë dhe veprojnë të sigurta, ndërsa për vrasjet ndaj grave zotohet se do t’i  mbajnë përgjegjës autorët.

“Rezistenca dhe kontributi i vajzave dhe grave në historinë e popullit tonë mbetet shembulli më i mirë që secili prej nesh kemi para vetes”, ka thënë Sveçla.

Ai ka theksuar se si Ministri e Punëve të Brendshme, “jo vetëm sot por çdo ditë, po punohet që secila grua të jetojë e veprojë e sigurt në vendin tonë, ashtu që edhe secili vrasës mizor i vajzave e grave të sillet me shpejtësi para drejtësisë e të marrë dënimin e merituar.”

-Advertisement-

“Duke njohur pabarazinë që ka rënduar ndër vite ndaj vajzave dhe grave në punësim, synim i punës sonë mbetet të ngrisim të gjithë mekanizmat që të garantojmë pjesëmarrje të grave dhe vajzave brenda sektorit publik”, tha ai në një adresim.

Ministri  i Brendshëm ka theksuar se sektorit të sigurisë i nevojiten edhe më shumë gra dhe vajza dhe kjo përbën prioritet për ta.

Gjithashtu, ai shtoi se vajzat dhe gratë që janë çdo ditë në uniformë kanë dëshmuar se shërbimi për qytetarët e për Republikën nuk ka gjini.

“Në këtë ditë të shënuar të 8 Marsit, shpreh mirënjohjen time të thellë për secilën vajzë e secilën grua që ka thyer çdo barrierë para saj. Para vetes kemi shumë sfida të cilat bashkëpunimi e bashkëveprimi si institucione e si shoqëri i tejkalon. Gëzuar sot dhe çdo ditë, nuk do të reshtim së punuari për barazi e drejtësi, mirëqenie e siguri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera