Sveçla: Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën

Autori: Gazeta inFokus
23:11 | 11 July 2023
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur lajmin se shefi i shërbimeve sekrete të Serbisë, ish-ministri i brendshëm dhe aleati kryesor e kyç i Vuçiqit është sanksionuar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, Aleksandar Vulin bartës i pozitave kyçe në shtetin serb akuzohet për avancimin e korrupsionit brenda institucioneve serbe, trafikimin e armëve e krimin e organizuar transatlantik e më e rëndësishmja “përdorimi i pozitave publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”.
“Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin. Kohët e fundit Vulini kishte marrë pjesë dhe në “konferencën e sigurisë” të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pa-demillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit”, ka thënë Sveçla.
Tutje, ai ka shtuar se klika e përfaqësuar nga Vuçiqi e Vulini e aleatët e tyre janë sputnikë të Kremlinit edhe pse vazhdimisht luajnë lojën e “të paangazhuarve”.
“Me rëndësi është dhe të kujtojmë që Vulini, i sanksionuar sot nga SHBA-të, njihet dhe si një nga promotorët kryesorë të idesë të ‘Botës Serbe’, frymëzuar nga ideja e ‘Botës Ruse’”, ka thënë ai tutje.
“Në korrik 2021, Vulin thoshte: ‘Që Bota Serbe të bëhet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, të udhëhiqet mirë, të ketë një ushtri që është e aftë ta ruajë atë dhe serbët pa marrë parasysh se ku jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë duhet të bëjmë gjithçka për të vazhduar politikën e Aleksandër Vuçiqit’”, ka shtuar më tej ministri.
Sipas tij, ende deri më sot Vuçiqi dhe udhëheqësit e Serbisë nuk janë distancuar nga projekti kërcënues “Bota Serbe”, nuk janë distancuar nga Rusia, nga krimet e të shkuarës, e as nga Millosheviqi.
“Ata ende udhëhiqen nga politikat e proklamuara nga Vulini, që sot u sanksionua nga ShBA”, ka përfunduar Sveçla.

Të tjera
-
A do ta ketë VV’ja mbështetjen nga opozita për kryeparlamentarin? Flet Lekaj
Pal Lekaj, nga AAK, ka komentuar mundësinë e votimit të opozitës për kryeparl...
-
Maqedonci vazhdon takimet në Turqi: Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Turqi, n...
-
Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë a*mët në brez
Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë...
-
Vasfije Krasniqi-Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Kras...
-
Adriatik Kelmendi: Reagimi qytetar ndaj një shuplake më shumë se për shtrenjtimin e rrymës
Gazetari Adriatik Kelmendi ka shprehur shqetësimin e tij për reagimet e tepru...
-
Trump: Bisedimet me Iranin po shkojnë mirë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se bisedimet me Iranin për pr...
-
Të dhënat e BE-së: Serbia ndër vendet më të varfra në Evropë
Pavarësisht pretendimeve të shpeshta nga presidenti serb Vuçiq se Serbia ësht...
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
Mira Murati nis revolucionin në inteligjencën artificiale me një financim amb...
-
Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, tre të lënduarit po trajtohen në Emergjencën e Pejës
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një...
-
Vd*es ish-ushtari i UÇK-së, Haxhi Mecini
Ka vdekur ish-pjesëtari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi ...
-
Tubimi i Bernie Sanders në LA tërheq mijëra njerëz për të protestuar kundër Trump: Nuk mund ta lejojmë të ndodhë kjo
Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, tërhoqi një turmë rekord në tubimin e t...
-
Papa Françesku bën vizitë befasuese në sheshin “Shën Pjetri” pas meshës të së dielës
Pas vizitës së paplanifikuar në Santa Maria Maggiore të shtunën, Papa Françes...