Lajme

Sveçla viziton Gjakovën dhe Rahovecin pas vërshimeve nga reshjet e shiut

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 17 September 2022

Minstri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vizituar komunën e Gjakovës dhe të Rahovecit për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas vërshimeve dhe reshjeve të shumta.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla tha se MPB’ja përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim të familjeve në lagje të ndryshme.

“Me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini vizituam familjet në lagjet të cilat janë të prekura nga vërshimet. Gjatë kësaj vizite kuptuam nevojat e qytetarëve dhe ofruam përkrahjen e parezervë të organizmave reagues me qëllim të tejkalimit të situatës.

-Advertisement-

Me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vizituam fshatin Fortesë ku u njoftuam për dëmet të cilat janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut”, tha Svecla.

Tutje ai tha se Policia e Kosovës dhe FSK është në koordinim të ngushtë me dy Komunat që t’iu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve gjatë tërë kohës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera