Lajme

Sveçla tregon se sa mërgimtarë janë kthyer sot dhe pse kishte vetura të MPB-së për transport

Autori: Gazeta inFokus 00:18 | 28 July 2021

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka folur për medie pas ardhjes së të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Ai ka treguar pse kishte vetura të MPB-së që transportuan disa prej mërgimtarëve ndërkohë që tregoi edhe numrin e atyre që janë kthyer sonte.

“21 bashkatdhetar janë kthyer me aeroplanin i cili ka aterruar në aeroportin e Osijek. Kemi shprehur gatishmërinë që të gjithë t’i kthejmë nëne janë të gatshëm. Këta kanë shprehur vullnetin. Ata që kanë shkuar me vetura zyrtare nuk i kanë pasur familjet këtu. Ndërsa të tjerët i kanë marrë familjarët”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nesër në mëngjes do të vijnë trupat e viktimave nga aksidenti, ndërkohë që ka thënë se po vazhdon trajtimi i të lënduarve ende në Kroaci si dhe në Kosovë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera