Lajme

Sveçla tregon pse hodhi gaz lotsjellës

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 21 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës që pamundësoje mbajtjen e seancës së sotme, Xhelal Sveçla ka treguar arsyen e hedhjes së gazit lotsjellës, transmeton Infokusi.com.

Sveçla përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se e ka obligo ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Ai gjithashtu ka thënë se kundërshtimi i demarkacionit është vullnet i mbi 205.000 nënshkrimeve kundër faljes së tokës..

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Sveçlës.

Sveçla ka hedhur gaz lotsjellës dy herë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Seanca pritet të rifillojë për pak minuta ndërsa deputetë të partive në pozitë janë shprehur se i kanë votat e mjaftueshme për kalimin e Demarkacionin./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera