Lajme

Sveçla thotë se Serbia është në aksion me luftë hibride, përmend edhe audio-incizimet ku flasin Kusari-Lila e Simiq

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 15 July 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke e humbur betejën në terren në raport me kryeministrin, Albin Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride përmes së cilës tenton të nxisë trazira në Kosovë.

Këtë deklaratë Sveçla e bëri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera tërhoqi një paralele me protestat që zhvillohen të shtunave në Serbi kundër presidentit Vuçiq dhe protestës asaj që pritet të mbahet sot në Prishtinë.

“Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit.

Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë”, ka shkruar Sveçla.

-Advertisement-

Ndër të tjera ai thotë se mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera