Lajme

Sveçla, Thaçit: Të ka kapur paniku i prangave të Speciales

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 31 March 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar Albin Kurtin se partia e tij financohet nga disa persona nga Irani, se ai ka lidhje me njerëz të presidentit rus Vladimir Putin dhe për lidhje me organizatën “Syri i Popullit”.

Këto ndaj këtyre deklaratave të Thacit ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se Thaçi i ka bërë ato për shkak të frikës që ka nga Gjykata Speciale. Për më tepër Sveçla tha se kjo konferencë e tij mund të jetë edhe konferenca e fundit.

-Advertisement-

“Gjarpëri bëri edhe një lëvizje. Prej mënyrës së organizimit e asaj çka tha në atë konferencë, po duket që po e din që mund të jetë e fundit. Si gjithmonë, foli e s’tha kurgjo, bash hiq kurgjo, përveq që la të nënkuptohet që paniku prej shembjes së kështjellës së tij të krimit, ia ka humb busullën krejt”.

“Të shkretin keq e paska kap paniku i prangave prej Gjykatës që bojke presion me votu, e vet mendoi me i ik duke u bërë me zor President”, shkruan Sveçla.

Sipas Sveçlës,  karakteristikat e Hashim Thaçit, “këtij Gjarpëri klasik, tashmë janë të ditura, të dukshme e të mbështetura me realitetin që po e jetojmë, tash e 19 vite”.

“Eee, sa premtojke që për 6 muaj ka me u bashku Mitrovica. Sa ‘lule e dritë’ e bëri këtë Kosovë prej pas luftës, e dijmë secili që po jetojmë këtu për ditë”.

“Ai si subjekt veqohet prej garës së brendshme mes delirit e hajnisë që në fund po ia humbin minimumin e arsyes nga paniku prej arrestimit. Hash, lamshi që e krijojshe si mbrotje, duke tradhëtu i veshur me teshat e luftëtarit të lirisë, është kah çpshjellet. Kot e ki. Thojnë që i mbyturi kapet për kashte. Ty nuk të ka mbet as kashtë”, thotë ai.

Ndërkaq sa i përket akuzës për financim nga Irani, Sveçla ka këtë përgjigje.

“E sa për ne, po e di çka kisha thonë për shtetin dhe institucionet e sigurisë që paskan “fakte” që dikush merr fonde e mbështetje ilegale nga Irani e Turqia e nuk e arrestojnë. Pa ty e llojin tënd, ditë më të mira do t’i vijnë këtij vendi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera