Lajme

Sveçla takon zyrtarë të lartë të ShBA-së, flasin për luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 13 March 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po vazhdon të qëndrojë në ShBA, ku ka zhvilluar takim me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Byrosë kundër Terrorizmit si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Parë për Byronë e Sigurisë Diplomatike dhe Drejtorin e Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, Carlos Matus.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka treguar se me ta ka biseduar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Shfrytëzova rastin ti falënderoj për bashkëpunimin, koordinimin e proceseve dhe profesionalizmin në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke përfshirë angazhimin tonë të vazhdueshëm në procesin e riatdhesimit të luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre si dhe në përpjekjen tonë të përbashkët për të zbatuar me sukses evakuimin e qytetarëve afganë”.

-Advertisement-

“Z. Chriss Landberg, Zëvendës Koordinator për Reagim ndaj Krizave dhe Politikave Teknike në Byronë e Kundër Terrorizmit, Departamenti i Shtetit të SHBA-së, theksoi se Republika e Kosovës dhe MPB janë partnerë të besueshëm dhe të fortë në përpjekjet e tyre për të luftuar terrorizmin dhe theksoi faktin se Kosova është një shembull në rajon në lidhje me punën e bërë në fushën e luftimit të terrorizmit, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe riintegrimin dhe riatdhesimin e njerëzve nga Siria”, thuhet në postimin e Sveçlës.

Ai gjithashtu tregoi se në këtë takim u vlerësua lartë angazhimi i Kosovës në luftën kundër terrorizmit global.

“Ndërsa gjatë takimit me Z. Matus, u vlerësua lartë bashkëpunimi me Kosovën në terren dhe gatishmërinë për sigurimin e shkëmbimit në kohë të informacionit si dhe Z. Matus përgëzoi gatishmërinë tonë për strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë si dhe përkushtimin në luftimin e krimit”.

“Shkëmbyem pikëpamjet tona për fokusimin e mëtejmë në Policinë e Kosovës dhe po ashtu shprehëm nevojën për të vazhduar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve të institucionit tonë në fushën e sigurisë, me fokus sigurinë kibernetike përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike”, ka shkruar ministri.

Tutje, ai bëri të ditur se Kosova është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfshirjen e saj në programet që siç është shprehur ai, kontribuojnë në institucione efikase në luftimin e krimit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit që do të garantojnë siguri për rajonin dhe më gjerë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera