Lajme

Sveçla: Sulmi ndaj shtëpisë së shëndetit dhe shkollës në veri, tentim për spastrim etnik

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 18 March 2018

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas një sulmi që ka ndodhur mbrëmë mbi shtëpinë e shëndetit në Kodrën e Minatorëve dhe shkollën fillore në veri të Mitrovicës.

“Kjo është hera e tretë që struktura të organizuara i vejnë zjarrin këtyre objekteve, institucionet e vetme shtetërore atje që i shërbejnë shqiptarëve në atë zonë, e jo vetëm atyre. Duke marrë parasysh se kjo ndodhi natën e pas 17 marsit, ky është mesazh i qartë që këto struktura, që herë janë paralele e herë shfaqen si zyrtare duan që etnikisht të spastrojnë këtë zonë nga shqiptarët e mbetur”, ka thënë Sveçla.

“Është momenti i fundit që institucionet qendrore të angazhohen seriozisht e në mënyrë të vendosur që banorëve atje t’iu ofrojnë sigurinë e nevojshme dhe që t’iu sigurojnë kushte për jetë të qetë e prosperuese atje”.

-Advertisement-

“Fundi i fundit këtë e kanë obligim edhe kushtetues meqenëse edhe atje është Kosovë, shtet i pavarur e sovran, e jo që të mjaftohen me shërbimet që komuna e Mitrovicës i ofron. Është koha që të gjithë autorët e krimeve atje të zbulohen dhe të përndiqen nga ligji, përndryshe ky pushtet veç sa dëshmon se ka heq dorë nga ajo pjesë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera