Lajme

Sveçla rekomandoi hapjen e Ambasadës së Serbisë në Kosovë, Vuçiq: Veç në ëndërr

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 26 January 2024

Të enjten, Kosova hoqi një tabelë të madhe me fotografitë, mes tjerash të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin e atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bilbordi ndodhej në Zveçan tash e sa vjet dhe kur u largua aty qe i pranishëm edhe ministri i punëve të brendshme.

Xhelal Sveçla shkroi më 25 janar 2024, se e vetmja përfaqësi e Serbisë në Kosovë do jetë ambasada e saj në Prishtinë.

-Advertisement-

Vuçiqi thotë se kjo kurrë s’do të ndodhë.

“Sa i përket Sveçlës, ai mund ta ëndërrojë ambasadën serbe në Prishtinë. Këto janë ëndrra të këqija. Zakonisht, makthe nate. Mund t’i them se bazuar në Kartën e OKB-ës dhe rezolutën 1244, dhe Kushtetutën sonë, Kosova është pjesë e vendit tonë, kështu ka qenë e kështu do të jetë”, tha Vuçiqi të premten para reporterëve gjatë një vizite në Vranjë të Serbisë.

E sa për afatin që autoritet e dhanë në Leposaviq, që nga kjo e premte të hiqet tenda që qëndronte përballë ndërtesës së komunës, tash e sa kohë Vuçiqi dha këtë koment.

“S’kam informacione shtesë, do kthehem në Beograd, e do përcjellë me vëmendje. Paramendojeni po bëhet problem i madh për shkak të një tende në të cilën mblidhen nënshkrimet për t’i ndërruar ata që kanë fituar 3% të votave. Kaq për siç vetë ata thonë ‘shtetin më demokratik në botë’ nën thonjëza. Sepse tek ta e gjitha është nën thonjëza”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera