Lajme

Sveçla publikon pamje të reja të policit që u plagos dy ditë më parë në veri

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 10 December 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të zyrtarit policor, Ekrem Neziri, i cili u plagos dy ditë më parë në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Krahas fotografive të publikara Sveçla ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuciq po gënjen dhe po propagandon, i cili tha se polici Neziri u lëndua nga në sulmet ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.

“Një nga gënjeshtrat e tij të shumta ka të bëjë

-Advertisement-

me plagosjen e zyrtarit policor Ekrem Neziri se kinse është lënduar nga xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Sulmet ndaj zyreve të KKZ-së kanë ndodhur me datë 6 dhjetor ndërsa sulmi me armë zjarri ndaj zyrtarit policor Ekrem Neziri ka ndodhur me datë 8 dhjetor në fshatin Serbovc, mes Zveçanit dhe Leposaviqit. Për këtë ka edhe pamje (fotot bashkëngjitur), edhe dëshmitarë nga KFOR që kanë shkuar në vendin e ngjarjes si dhe ka edhe raport mjekësor që e dëshmon këtë”, ka shkruar ai.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera