Lajme

Sveçla provon të arsyetohet për takimin me Gjuriqin, s’ia përmend hiç emrin

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 07 December 2019

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë vetëm disa fjalë lidhur me takimin e tij me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, për të cilën raportoi Gazeta Express. Sveçla ka sqaruar vetëm se është duke marrë pjesë në një konferencë në Tiranë, duke mos thënë asnjë fjalë lidhur me takimin e tij me Marko Gjuriqin.

Ai ka thënë se është pjesëmarrës i konferencës së organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtmë të Gjermanisë dhe në ktë konferencë marrin pjesë subjekte politike paralamentarë nga i rajoni ynë.

“Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit”, shkruan Sveçla.

-Advertisement-

Fotografinë e publikuar Sveçla e ka quajtur qëllim të keq.

“E kuptoj se ka kundërshtarë tanë që jo vetëm se e kanë bërë por edhe e kanë shpërndarë këtë foto me qëllim të keq”, ka thënë Sveçla

Tutje, ai tha se qëndrimi i Vetëvendosjes është të pamundësohen marrëveshje në dëm të Kosovës.

Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera