Lajme

Sveçla priti në takim ambasadorin e Suedisë, bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 08 December 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim mikpritës ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.

Sipas një komunikate nga ministria, Sveçla e njoftoi Westerlund me prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Po ashtu gjatë këtij takimi ministri Sveçla, e njoftoi ambasadorin suedez me proceset në të cilat është duke kaluar Republika e Kosovës.

-Advertisement-

“Sveçla ka vënë në dukje mbështetjen që ka dhënë Suedia në disa prej proceseve të rëndësishme që ka kaluar Kosova dhe kërkoi përkrahjen e më tejme për proceset integruese të vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa Ambasadori Westerlund e falënderoi ministrin Sveçla për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Suedisë dhe Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera