Lajme

Sveçla pret në takim zëvendësdrejtorin e policisë italiane, ia dhuron Hyjneshën në fron

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 06 July 2022

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Policisë në Itali, Vittorio Rizzi dhe delegacionin e tij.

Sipas një njoftimi, Sveçla e njoftoi Rizzin për përkushtimin dhe angazhimet e ministrisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, reformën në Ministri dhe në agjencitë e saj ekzekutive.

Gjithashtu, Sveçla e ka falënderuar Rizzin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën dhe bashkëpunimin mes dy policive.

-Advertisement-

“Në anën tjetër z. Rizzi theksoi se shteti i tij është i interesuar që të avancojë tutje bashkëpunimin mes Policisë së Italisë dhe Policisë së Kosovës dhe të koordinojë veprime të përbashkëta, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë mes dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim nuk munguan as dhuratat, pasi Sveçla ia dhuroi Rizzit Hyjneshën në fron. Duar bosh nuk mbeti as Sveçla, i cili mori dhuratë nga zëvendësdrejtori i Policisë në Itali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera