Sveçla: Përkundër sfidave, Republika jonë triumfoi mbi krimin e terrorizmin

Autori: Gazeta inFokus
19:41 | 31 December 2023
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se po përmbyllet një vit sfidues por i sukseshëm për Kosovën.
Sveçla, theksoi se këtë vit u ballafaquan me akte kriminale të Serbisë, teksa siç tha ai, përkundër këtyre sfidave Kosova triumfoi mbi krimin e terrorizmin.
“Të dashur qytetarë, Sot po e përmbyllim një vit sfidues por të suksesshëm të Republikës sonë. Viti 2023 është shënuar me rezultate në përpjekjet tona për garantim të rendit e sigurisë publike, e në shërbim të qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
Ai theksoi se shtrirja e sovranitetit dhe integritetit territorial, luftimi i krimit dhe korrupsionit ishte dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i yni i përbashkët.
“Veriu i vendit tonë, që më herët ishte zonë e rehatisë dhe përfitimeve të grupeve kriminale, po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit”.
“Këtë vit, u ballafaquam me akte kriminale të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Republikës sonë. Në muajin qershor të këtij viti, Njësitë Speciale të Serbisë hynë thellë në territorin e Republikës sonë dhe kidnapuan tre zyrtarët tanë policor Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemë Mustafa. Mosndëshkueshmëria e këtij akti shtyu Serbinë që të organizojë me gjithë kapacitetet e saj sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”.
“Përkundër këtyre sfidave, Republika jonë triumfoi mbi krimin e terrorizmin. Zyrtarët tanë policorë dëshmuan se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacënueshëm e i paprekshëm, dhe si i tillë mbrohet edhe me jetë. Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetushmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme kam ofruar dhe kam dhënë gjithë mbështetjen time që misionin tonë të përbashkët ndaj qytetarëve ta zbatojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbështetja ime nuk do të mungojë e do të rritet në vitin që po hyjmë”.
Ai ka falënderuar të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët e Agjencive Ekzekutive, të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit e shërbyesit e të gjitha institucioneve për punën e palodhshme gjatë vitit 2023.
Ministri i Brendshëm në fund u ka uruar të gjithëve Vitin e Ri 2024.
“Uroj për begati e mirësi, përkushtim dhe gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve e ndaj vendit në vitin që po vjen”.

Të tjera
-
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Përhapën panik, po duan ta bartin problemin te qytetarët
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj pa...
-
Presidenti i Kolumbisë pretendon atentat ndaj tij – fajëson grupin e shqiptarit Dritan Gjika
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka ngritur akuza të rënda ndaj një gru...
-
Protesta e bizneseve, Policia vjen me një njoftim
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, njofton opinionin publik se më 29 ...
-
Tahiri: ZRrE-ja e varur nga Vetëvendosja, shpresë mbeten gjykatat
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se pa ar...
-
Muharremi: 35% të të punësuarve në Kosovë po rrezikohen me vendime të gabuara të qeverisë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka hedhur kritika ndaj Qeve...
-
Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë
Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën ...
-
Kurti reagon pas hapjes së pikës kufitare Glloboçicë–Jazhincë: Po lehtësohet lëvizja me Maqedoninë e Veriut
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkal...
-
Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka reaguar pas deklaratës së ti...
-
Rafuna për protestën nesër: Nëse s’ka reagim, ajo do radikalizohet – Kurtit i kërkuam kohë por s’dha shpresë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën e...
-
Haga keqpërdori KFOR-in te “Thaçi e të tjerët”
15 dëshmitarë, nga 125 sa folën me zë, i patën ekspertë e ish shërbyes ndërko...
-
‘Partia fituese duhet të bëjë aleanca me partitë tjera’ / Ambasadori suedez flet për ngërçin në Kuvend
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për ngërçin në Kuve...
-
Komandanti i FSK-së pret në takim një delegacion nga Shqipëria, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit
Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,...