Lajme

Sveçla, pas vizitës në veri: Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë gati të sakrifikojnë edhe jetën

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 31 December 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për vizitën që kanë pasur në veri bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha

Sveçla thotë se “puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, atyre që takuam dhe e atyre që janë të vendosur në çdo cep të vendit tonë, garanton mbrojtje e siguri për Republikën tonë. Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim dhe vendit tonë.

“Në sheshin e Mitrovicës së Veriut takuam fëmijë që me ngazëllim presin ndërrimin e motmotit. Puna jonë e përditshme dhe e pandalshme ju dedikohet atyre dhe të ardhmes së tyre, të sigurt e prosperuese në vendin tonë. Pas këtyre vizitave, festën i’a uruam edhe Ramadan Behramit në Kroin e Vitakut i cili përkundër sfidave e kërcënimeve të vazhdueshme nuk hoqi dorë nga prona e tij dhe në kuadër të mbështetjes së Qeverisë sonë, do ta festojë vitin e ri në shtëpinë e tij të re”, theksoi Sveçla.

-Advertisement-

Tutje, Sveçla shton se “sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në mbyllje të vitit 2024, me Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriu, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Zëvëndësdrejtorin Fehmi Hoti vizituam zyrtarët e Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut.

Puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, atyre që takuam dhe e atyre që janë të vendosur në çdo cep të vendit tonë, garanton mbrojtje e siguri për Republikën tonë. Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim dhe vendit tonë.

Në sheshin e Mitrovicës së Veriut takuam fëmijë që me ngazëllim presin ndërrimin e motmotit. Puna jonë e përditshme dhe e pandalshme ju dedikohet atyre dhe të ardhmes së tyre, të sigurt e prosperuese në vendin tonë.

Pas këtyre vizitave, festën i’a uruam edhe Ramadan Behramit në Kroin e Vitakut i cili përkundër sfidave e kërcënimeve të vazhdueshme nuk hoqi dorë nga prona e tij dhe në kuadër të mbështetjes së Qeverisë sonë, do ta festojë vitin e ri në shtëpinë e tij të re.

Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera