Lajme

Sveçla pas vizitës në Bërnjak: Puna e policëve është motiv që të punojmë më shumë për të mirën e përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 31 December 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka qenë nder që ta presin presidenten Osmani në kampin Beldevere.

“Patëm nderin e veçantë që sot të presim në Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere Presidenten e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani – Sadriu, e cila ndau dekorata për zyrtarë e njësi policore në shenjë mirënjohje për punën profesionale e me përkushtim në ruajtjen e sovranitetit dhe ofrimin e sigurisë publike në tërë Republikën”, ka shkruar ai.

Sveçla bëri të ditur se ata kanë vizituar edhe zyrtarët policorë në Jasenovik dhe Bërnjak.

-Advertisement-

“Me këtë rast, vizituam edhe zyrtarët policor në Jasenovik dhe Pikën Kufitare në Bërnjak, për të shprehur mbështetjen e të gjithë neve për kryerjen e detyrave të tyre shtetërore.”

Sveçla ka shkruar se profesionalizmi, puna dhe përkushtimi i të gjithë zyrtarëve polior por edhe i institucioneve të tjera të sigurisë, “janë motiv për të gjithë ne që të punojmë dhe më shumë për të mirën e përgjithshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera